Tomori karikon “kuqezinjtë” para Newcastles

Futboll

Tomori karikon “kuqezinjtë” para Newcastles

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 11:44
Tomori

“Kuqezinjtë” e Milan duket se nuk e kanë marrë ende veten nga ajo humbje turpëruese 5 me 1, ndaj “zikaltërve” të Inter në derbin e famshëm të Madoninës dhe mbrëmjen e kësaj të marte i pret një sfidë po aq e vështirë, kësaj radhe në Champions League përballë “bardhezinjve” të Neëcastle.

Për mikrofonat e kanalit zyrtar të “kuqezinjve”, “Milan TV”, disa fjalë i tha dhe qendërmbrojtësi anglez i “djajve”, Fikayo Tomori, i cili tha se pas disfatës ndaj Inter, ai dhe shokët e tij të skuadrës duhet të tregojnë aftësinë dhe dëshirën për t’u rikthyer në formën e mirë.

“Pas një disfate si ajo ndaj Interit duam të luajmë sërish, nëse mund të luajmë të nesërmen do të luajmë. Ne duam të tregojmë dëshirën dhe aftësinë për t’u rikthyer te fitorja: kjo ndaj Njukasëllit është mundësia më e mirë për ne.

Dëshira jonë për të bërë mirë në Champions League nuk na mungon.

Por duhet të jemi të vetëdijshëm se në këtë sezon grupi është më i ndërlikuar, por Champions-i vërtet nuk të jep shumë mundësi zgjedhje, do të përballesh gjithnjë me më të mirët. Newcastle është një skuadër tipike angleze, por ne jemi gati për t’u përballur me më të mirët dhe duam ta nisim me këmbën e mbarë. Duam të fitojmë dhe ta nisim grupin me një sukses”,- u shpreh Tomori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat