Champions League do të ketë një risi me arbitrat

Futboll

Champions League do të ketë një risi me arbitrat

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:52
Pamje nga një ndeshje

Fundvitin e shkuar, u zhvilluar Kupa e Botës në Katar dhe përveç faktit që për herë të parë u luajt në dimër, një tjetër risi ishin minutat shtesë që jepeshin pasi përfundonte pjesa e parë ose takimi.

Ndryshe nga sa jemi mësuar me 2, 3 apo 4 minuta shtesë, në Botëror po akordoheshin më shumë se 10 minuta dhe kjo llogaritej në bazë të lojës efektive.

Por, sot nis Liga e Kampioneve dhe arbitrat kanë marrë instruksione për të shmangur sa më shumë vonesën gjatë lojës.

Në Champions, synohet që të mos akordohen më shumë se 5 minuta shtesë dhe në fushë të ketë sa më shumë lojë efektive. Arbitri do të kërkojë të përshpejtojë gjithçka, përjashtuar në këtë rast festën e golit e cila nuk do të ndryshojë.

Është kërkuar që shumë faulle të mos akordohen si të tilla dhe jo çdo kontakt, të ketë ndërprerje të lojës sidomos në rastet kur futbollisti merr vetëm paralajmërim dhe nuk ndëshkohet.

Gjithashtu, arbitrat duhet të bisedojnë sa më pak me lojtarët gjatë një rasti, për të shmangur humbjen e minutave dhe “VAR” duhet të japë një zgjidhje më shpejt. Në këtë mënyrë, do të ketë më shumë lojë efektive me pak minuta shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat