Turpi serb ndaj Kosovës edhe në Manchester

Futboll

Turpi serb ndaj Kosovës edhe në Manchester

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:57
Pamje nga ndeshja

Mbrëmë, pas një përmbysi në Etihad, Manchester City mposhti Zvezdën me rezultat 3:1 në startin e sezonit të ri të Champions League, por tema kryesore e publikut janë tifozët e klubit nga Beogradi.

“Delija” mbërriti në numër të madh në Angli, teksa të gjithë po flasin për turpin që shkaktuan para fillimit të lojës.

Mesazhet politike ishin edhe një herë pjesë e turpit, duke brohoritur “Kosova Serbi” mund të dëgjohej duke bërë jehonë përmes Etihadit.

Por nuk mbyllet këtu. Përkatësisht, pak para fillimit të ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje për viktimat në Marok dhe Libi pas tërmeteve dhe përmbytjeve katastrofike.

Në ekran shfaqej një mesazh në anglisht, ku shkruhej: “Marok dhe Libi, ne jemi me ju” dhe tifozët e Zvezdës e panë arsyen e minutës së heshtjes, por nuk e respektuan fare.

Ata e nisën fillimisht me fishkëllima të ashpra që tmerruan të gjithë në Etihad dhe më pas u dëgjua brohoritja “Ik q..uni Manchester City”, e cila shkaktoi revoltën edhe te tifozët vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat