Reagon partnerja e Neymarit

Futboll

Reagon partnerja e Neymarit

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:50
Neymar me partneren e tij

Neymar, si ujku, ndërron gëzofin, por jo vesin.

Sulmuesi brazilian është kapur nga disa paparacët teksa po puthej me dy vajza në një festë. E gjitha kjo vetëm pak ditë para lindjes së vajzës, që ai pret nga partnerja aktuale Bruna Biancardi.

Kjo e fundit kishte falur tashmë një tradhti disa muaj më parë, e kompletuar me faljen publike nga sulmuesi.

“Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ka ndodhur dhe jam e zhgënjyer sërish, – shkruan Bianca Biancardi në Instagram. – Gjithsesi, në fazën e fundit të shtatzënisë, vëmendja dhe shqetësimi im janë të drejtuara ekskluzivisht te vajza.

Kjo është gjithçka që unë do të mendoj për momentin. I vlerësoj mesazhet tuaja të dashurisë”.

Sipas “Em Off”, Neymar dhe Bruna Biancardi kanë një lidhje të hapur prej disa kohësh, duke pasur parasysh pasionin e njohur të futbollistit për femrat. Modelja i kishte kërkuar partnerit të saj një diskrecion më të madh (përveç përdorimit korrekt të prezervativit). Një kusht që futbollisti nuk e ka respektuar plotësisht.

Bruna Biancardi, 29 vjeçe, është modele, ndikuese dhe sipërmarrëse braziliane. Ajo është pronare e një dyqani veshjesh dhe menaxhere marketingu e një kompanie që prodhon rroba banje. Bruna u takua me Neymarin dy vite më parë në një festë në Rio de Zhaneiro. Ajo ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Rafaella Santos, motrën e yllit të “Seleçao”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat