Tifozët duan largimin e Gabigolit

Futboll

Tifozët duan largimin e Gabigolit

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:52
Gabigol

Skena që nuk kanë aspak lidhje me futbollin, janë ato që vijën nga Brazili. Tifozët e Flamengos kanë ndaluar zv.presidentin e klubit dhe e kanë kërcënuar me vdekjen e vajzës 15-vjeçare, nëse nuk largon nga skuadra Jorge Sampaolin dhe sulmuesin Gabriel Barbosa, të cilët shihen edhe si shkak i dështimit.

Zv. Presidenti Marcos Braz ka reaguar menjëherë ashpër, duke qëlluar me grushte dhe shqelma dy prej tifozëve që iu afruan dhe e kërcënuan, teksa ka referuar menjëherë ngjarjen edhe në policinë braziliane.

Gabriel Barbosa, apo Gabigol, shkroi kapituj të bukur të historisë së futbollit në me Flamengon, duke fituar edhe Copa Libertadores, megjithatë së fundi po kalon një formë zhgënjyese, që ka ndikuar jo pak edhe në rezultatet e skuadrës.

Tifozët e klubit të njohur brazilian e kanë shprehur hapur kërkesën e tyre për largimin nga ekipi të ish-sulmuesit të Interit, por edhe të trajnerit Jorge Sampaoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat