Dëmtohet sulmuesi kryesor i ekipit

Futboll

Dëmtohet sulmuesi kryesor i ekipit

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:12
Scamacca

Lajm i keq për Atalantën, dëmtohet sulmuesi kryesor i ekipit!

Lajm i keq për Gasperinin. Sulmuesi i Atalantës, Gianluca Scamacca ka kryer ekzaminimet mjekësore për dëmtimin e pësuar në fundjavë në ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe rezultatet nuk janë aspak të mira.

Bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, që do ta mbajë sulmuesin larg fushave për rreth një muaj, teksa shpresat e bergamaskëve janë që Scamacca të rikthehet më 22 tetor, në ndeshjen ndaj Genoas në kampionat.

Ky është padyshim një lajm i keq për trajnerin Gasperini, që ka të dëmtuar edhe El Bilal Toure, teksa në fund të merkatos u shit edhe Duvan Zapata te Torino.

Në këto kushte, aktualisht zikaltërit kanë në dispozicion vetëm Lookman dhe Muriel, për turin e forcës që i pret deri në fund të javës së parë të tetorit, ku do të luajnë çdo tri ditë në kampionat dhe Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat