Simon Simoni jashtë fushave për disa muaj

Futboll

Simon Simoni jashtë fushave për disa muaj

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:46
Simon Simoni

Simon Simoni po përjetonte një moment fantastik tek të rinjtë e Frankfurtit.

Rritja e portierit shqiptar ishte e dukshme, por së fundmi ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Në ndeshjen kundër Shtutgart Kickers me U-21, Simoni ka pësuar një çarje të ligamentit kolateral në bërryl.

Kjo goditje ishte e rëndë për talentin tonë që la menjëherë fushën e blertë. Lajmet e ardhura nga Gjermania janë shumë të këqija, Simoni do të përfundojë në operacion dhe nuk ka asnjë mundësi për të shmangur thikën.

Në kushte të tilla, pritet që portieri i Shqipërisë të mungojë për disa muaj derisa të kthehet në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat