Guardiola humb një tjetër titullar

Futboll

Guardiola humb një tjetër titullar

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:03
Guardiola

Manchester City e nisi me një fitore 3-1 rrugëtimin për të mbrojtur fronin në Champions League. “The Citizens” mposhtën në Etihad Stadium, Crvea Zvezdën teksa ky sukses pavarësisht gëzimit për tre pikë, la edhe një “shije të hidhur”. Bernardo Silva u dëmtua me portugezin që u detyrua të linte fushën e lojës pa mbaruar pjesën e parë.

Fantazisti i shtohet në infermieri emrave si De Bruyne, Stones, Grealish dhe Stones duke i shkaktuar kështu jo pak “dhimbje koke” trajnerit Pep Guardiola .

Megjithatë, spanjolli theksoi se nuk është nga ata që i pëlqen justifikimet duke shtuar se skuadra do të duhet t’ia dalë edhe me këto mungesa.

“E vërteta është se jemi në vështirësi, por nuk kam ndërmend t’i përdor këto mungesa si justifikim për rezultatet. Do të tentojmë të fitojmë ndeshjet e ardhshme me lojtarët që kemi në dispozicion.

Kemi pesë titullarë jashtë dhe nëse vazhdon kështu për shumë kohë, atëherë bëhet e vështirë. De Bruyne dhe Stones duhen edhe pak kohë për t’u rikthyer, tani humbasim edhe Bernardo Silvën.

Të shohim si do të shkojë rikuperimi për pjesën tjetër”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat