Felix: Barça klub i madh, mënyra e lojës është e thjeshtë

Futboll

Felix: Barça klub i madh, mënyra e lojës është e thjeshtë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:17
Felix

Sulmuesi portugez Joao Felix duket se tashmë e ka rigjetur formën e mirë te Barcelona.

Pas periudhës aspak të mirë tek Atletico Madrid, portugezi po kalon ditët e mira tek katalonasit.

Portugezi gjatë kësaj verë iu bashkua skuadrës së Xavi Hernandez në formë huazimi nga Atletico Madrid.

Felix mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e Barcelonës (5-0), kundër Antwerp në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Asi portugez thotë se është i lumtur tek ‘Blaugranat’.

Sipas Felix, Barcelona është klub i madh.

“Jam i lumtur, mjedisi i ekipit është fantastik. Barcelona është një klub i madh.

Mënyra e lojës është e thjeshtë, me një ose dy prekje”, ka thënë Felix.

“Ndonjëherë ajo që duket e thjeshtë është në fakt gjëja më e ndërlikuar. Këtu të gjithë lojtarët luajnë me një ose dy prekje”, ka theksuar reprezentuesi i Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat