Draxler: Paratë luajtën rol kyç për kalimin tim te Al Ahli

Futboll

Draxler: Paratë luajtën rol kyç për kalimin tim te Al Ahli

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 11:50
Draxler

Ish sulmuesi i PSG-së Julian Draxler e ka pranuar se kaloi te Al Ahli shkaku i parave.

Gjiganti arab i ofroi një pagë të majme gjermanit derisa edhe pagoi 20 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Draxler për “Bild” e ka pranuar se paratë e joshën për të kaluar te gjiganti arab.

“Mund të them se pas 12 viteve në Evropë do të më pëlqente të njihja një kulturë të re, eksperiencë të re, të jem pjesë e një projekti emocionues”.

“Edhe pse këto gjëra janë të vërteta, do të gënjeja nëse nuk do të thosha se paratë luajtën rol kyç në transferimin tim”.

Draxler nënshkroi kontratë deri më 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat