Milito: E pashë në vështirësi Interin, mori barazim të çmuar

Futboll

Milito: E pashë në vështirësi Interin, mori barazim të çmuar

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:02
Milito

Në fund të ndeshjes mes Real Sociedadit dhe Interit, Diego Milito ka komentuar në “Prime Video” paraqitjen e skuadrës së Simone Inzaghit: “Ishte barazim i çmuar për Interin, referuar si shkoi ndeshja.

Zikaltrit vuajtën dhe për fat të keq nuk mundën të dilnin në lojën e tyre falë Real Sociedad, që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Ne prisnim një tjetër qasje, por mendoj se kjo është edhe falë Real Sociedad, që vë në vështirësi kaq shumë ekipe. Ndoshta Interi ka paguar disa mungesa, që nuk luajtën qysh në fillim”.

Në fund të ndeshjes së tij të parë në Ligën e Kampionëve, anësori i Interit, Carlos Augusto, përdori kanalet e tij sociale për të komentuar barazimin në fushën e Real Sociedad:

“Ne e dimë se mund të japim më shumë, por kemi arritur një pikë të rëndësishme për udhëtimin tonë në Ligën e Kampionëve. Jam shumë i lumtur që debutova në këtë kompeticion të madh. Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat