I ndodhi e papritura Xherdan Shaqirit

Futboll

I ndodhi e papritura Xherdan Shaqirit

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 13:11
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri e kishte një ditë të errët me ekipin e tij, Chicago Fire.

I ndodhi e papritura Xherdan Shaqirit, sepse pak kush ka pritur se ai mund të ndëshkohet me karton të kuq.

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, ka qenë fytyrë tragjike e ekipit nga MLS-ja.

Lojtrari nga Kosova, u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 0:3 nga Columbus Crew.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munihut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë, kurse më pas u ndëshkua me të kuqin në minutën e 67-të derisa skuadra ishte duke humbur 0:3 ngase vendësit i realizuan tre golat në 23 minutat e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat