Guardiola: Jemi në telashe, por nuk ankohemi

Futboll

Guardiola: Jemi në telashe, por nuk ankohemi

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 14:56
Guardiola

Nuk është sekret që Pep Guardiola dëshiron që Barça të bëjë mirë. Nëse City i tij nuk fiton, le ta bëjë klubi i jetës së tij.

Trajneri nga Santpedor, edhe pse nuk e ka bërë direkt, po i ndihmon shumë kësaj “Barçe të re”, që është edhe një herë emocionuese si kurrë më parë.

Ajo shënon, argëtohet dhe luan futboll të paimagjinueshëm, e ndihmuar edhe nga merkatoja e verës. Arsyeja? Ardhja e dy lojtarëve që kanë kaluar nga duart e Pep dhe kanë pasur ndikim evident të drejtpërdrejtë në skuadrën blaugrana.

Barça ka edhe një herë lojtarë të talentuar, kreativë, që shpëtojnë nga thjeshtësia, që rrezikojnë dhe e kuptojnë idenë e Xavit. E gjitha kjo është kryesisht për shkak të Guardiolës dhe Manchester Cityt të tij tërheqës. Kështu e kanë bërë të qartë trajneri i katalanasve, pas fitores ndaj Antwerp: “Gündogan dhe Cancelo vijnë nga një trajner që tashmë e dimë se sa mirë luan futboll, i cili është Guardiola”.

Ilkay Gündogan dhe João Cancelo ndajnë “gjuhën Guardiola” dhe kjo duket. Kërkojnë njëri-tjetrin, e gjejnë njëri-tjetrin, nuk e kanë problem të shkëmbejnë rolet. João hyn nga brenda, Ilkay nxjerr “periskopin”, interpreton hapësirat dhe pozicionohet nga jashtë. Ata ndërtojnë futboll, pa menduar për të. I japin energji ekipit, bashkëpunojnë që ritmi të mos ulet kurrë, të paktën kur nuk duhet të ndodhë, dhe kjo iu vjen natyrshëm.

Të dy për trajnerin Xavi janë shumë të rëndësishëm, një bekim. Nëse João Félix ofron shumë zgjidhje në fazën ofensive, duke shënuar gola, shtuar imagjinatë dhe çliruar Balde në korsinë e majtë, “vula” e Gündogan është thelbësore.

Gjermani është më i zgjuari në fushën e gjelbër. Xavi kërkoi lojtarë me pasimin e fundit, duke pretenduar se besonte vetëm te Pedri për ta kryer këtë funksion. Dhe kishte të drejtë. Kjo është arsyeja pse është i kënaqur me ardhjen e Ilkay.

Ai shfaqet në bazë, por është më i miri në pjesën e përparme, duke qenë vendimtar, edhe pse i rrethuar nga një mori këmbësh rivale. Gundogan ka gjykimin për të komanduar lojën dhe e çon sulmin pozicional në nivel tjetër. Çfarë mund të kërkoni më shumë? Ai ka tri asiste në gjashtë ndeshje me Barçën. “Gündogan është një dhuratë nga parajsa”, – tha Xavi.

Etiketimi i Cancelos si anësor është një mungesë e madhe respekti. Si t’i kërkosh një kamerieri kafe pa i thënë të lutem apo faleminderit.

Portugezi bën gjithçka dhe mirë. Në të njëjtin aksion ai shfaqet si anësor, i brendshëm apo mesfushor. I luan të gjitha rolet në nivelin më të lartë. Nuk i mungon edhe një gol.

Për këtë arsye, Xavi i jep në shumë raste përgjegjësinë për të qenë “i lirë”. Portugezi e mbingarkon lojën në krahun e Frenkie de Jong dhe Gavi, po luan në një nivel spektakolar. Në këtë skenar bëhet mjaft i rëndësishëm.

Larg topit ai shfaqet në bazë për t’i dhënë start skuadrës dhe me cilësitë teknike përfiton praktikisht çdo situatë. Në mbrojtje, më shumë e njëjta gjë. Kryesor në presion, duke parashikuar me guxim, gjykim dhe shumë finesë marrjen e vendimeve, tashmë me topin në zotërim.

Nëse diçka duhet theksuar për të dy, është inteligjenca e tyre. Askush nuk dyshon në cilësinë e tyre teknike, e cila është e jashtëzakonshme, por vizioni, gjykimi dhe aftësia për të marrë vendime, që e mësuan nga Guardiola, është një dhuratë e paçmuar për Xavi. Gjëja më e ndërlikuar në futboll është ta kuptosh atë, ata e bëjnë këtë me sytë e tyre praktikisht të mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat