Inter Miami, fitore si e Pirros

Futboll

Inter Miami, fitore si e Pirros

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 16:10
Messi

Fitore 4:0 në Major League Soccer për Inter Miami që vazhdon të fitojë pozicione në kampionatin vendas.

Skuadra e presidentit David Beckham ka nisur të ndiejë mungesën e Lionel Messit sepse pas shpërthimit fillestar, kampioni i botës po shfaq gjithmonë e më shumë probleme fizike që po e pengojnë të aktivizohet në vazhdimësi.

Në ndeshjen e radhës, Inter Miami kaloi 4-0 Toronton që mbyll klasifikimin në Divizionin e Lindjes.

Për t’u shënuar ishte minuta e 37 e sfidës Lionel Messi la fushën e lojës për shkak të një tërgheqjeje.

Ai ishte rikthyer titullar pas një mungese disaditore, ndërsa një lajm tjetër i keq për Inter Miami është edhe dëmtimi i Jordi Alba-s.

Pasi u ul në pankinë fillimisht, më pas numri 10 shkoi drejt dhomës së zhveshjes bashkë em pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk u shfaq më në publik.

Momentalisht, Inter po lufton për një vend në play off por me mungesën e dy ish-lojtarëve të Barcelonës, misioni bëhet shumë i vështirë. Ndeshjen e radhës Inter Miami do ta luajë në transfertën e Orlandos ditën e martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat