FC Prishtina me organe të reja udhëheqëse

Futboll

FC Prishtina me organe të reja udhëheqëse

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:18
Pamje nga mbledhja

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të klubit Prishtina, u aprovua bartja e aksioneve të Remzi Ejupi, Naim Ejupi, Fikret Maqastena dhe Sinan Vllasaliu te aksionarët, Rrahman Haradini për pjesën më të madhe, kurse pjesa tjetër e mbetur do t’i barten aksionarit, Ragip Mustafa.

Gjithashtu aksionet e Arbnor Morinës do t’i kalojnë aksionarit Hashim Deshishku. Kurse, aksionet e Ahmet Beselicës t’i kalojnë Hashim Deshishkut dhe Rrahman Haradinit.

Me përfundimin e këtij kuvendi, aksionarë të klubit mbesin, Rrahman Haradini, Ragip Mustafa, Hashim Deshishku, Hakif Gashi, Beqit Qerkezi dhe Fatos Hoxha.

Në fund u zgjodh bordi i ri drejtues me kryesues, Rrahman Haradini me dy zëvendësuesit, Ragip Mustafa dhe Hashim Deshishku si dhe anëtarë të bordit, Beqir Qerkezi dhe Fatos Hoxha.

Kuvendi i klubit ka falënderuar përzemërsisht për kontributin e dhënë aksionarët të cilët kanë qenë pjesë e klubit deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat