Edu: Ishte e lehtë ta shkarkonim Artetan

Futboll

Edu: Ishte e lehtë ta shkarkonim Artetan

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:29
Arsenali

Mikel Arteta kishte pasur një fillim jo aq të mirë si trajner te Arsenal, por ai nuk ishte shkarkuar. 

Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu Gaspar, ka shpjeguar vendimin për rinovimin e kontratës edhe pas rezultateve të dobëta. 

"Ishte shumë e lehtë ta shkarkonim, por analiza duhet të jetë e ftohtë. I thashë klubit se skuadra që po ia ofronim Artetas nuk ishte skuadra më e mirë e mundshme. Dhe ky ishte problemi ynë, jo i tij", ka thënë ai. 

Sipas tij, sot Arteta po e çon skuadrën përpara dhe po krijon lidhje me tifozët. "Ne besojmë se Arteta është personi ideal për të na çuar në nivelin që duam. Sot njerëzit po e shohin Arsenalin nga një këndvështrim tjetër dhe kjo është një fitore për klubin.

Sot ekipi po tregon energji e përkushtim”, ka thënë ai. “Sot mund të shohësh se si njerëzit shkojnë në Emirates të lumtur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat