Grabiti vilën luksoze të futbollistit anglez, del para gjykatës 23-vjeçari shqiptar

Futboll

Grabiti vilën luksoze të futbollistit anglez, del para gjykatës 23-vjeçari shqiptar

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:54
Rahem Stërling dhe foto ilustrim

Një shqiptar i cili akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen e vilës luksoze të futbollistit anglez Rahem Stërling ka dalë sot para gjykatës.

Emiliano Krosi, 23 vjeç, dyshohet se ka marrë pjesë në 33 grabitje, duke përfshirë edhe shtëpisë e sulmuesit të Çelsit një super rezidence me vlerë 7 milionë paund në Oxshott, Surrey, në dhjetor të vitit të kaluar.

Në bastisje u vodhën sende të çmueshme dhe ora me vlerë 300 mijë paund.

Sipas Daily Mail shqiptari me banim në Southend-on-Sea, Essex mbërriti me vonesë në gjykatë pasi furgoni i burgut që transportonte të pandehurin u prish.

Krosi nuk u deklarua gjatë seancës së shkurtër për menaxhimin e çështjes në Gjykatën e Guildford Crown. Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij përmes një përkthyesi në gjuhën shqipe. Ai u përfaqësua nga avokati mbrojtës Graham Bloëer.

Ndërkohë avokatit të akuzës Laurence Imrie iu dha afat deri më 6 tetor për t’i dorëzuar të gjitha provat. Çështja u shty dhe një gjyq u caktua për në shkurt të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat