Tuchel: Bayern nuk është aty ku duhet, parashikoja lojë më të mirë

Futboll

Tuchel: Bayern nuk është aty ku duhet, parashikoja lojë më të mirë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:54
Tuchel

Trajneri i Bajern Mynihut nuk është parë mjaft i kënaqur në zonën e intervistave pas suksesit me shifrat 4-3 ndaj Junajtidit. Ai u shpreh i lumtur për fitore, por ceku fragmente që mund të kishin ndikuar negativisht në rezultatin final.

“E rëndësishme që fituam, pasi na ndihmon në rritjen e besimit për më tej. Mënyra se si rrodhi loja ishte paksa paradoksale.

Shënuam dy gola pjesën e parë, ndonëse nuk luajtëm aq mirë, ndërsa në të dytën ishte e kundërta, ama pësuam tre gola.

Numri i rasteve në kuadrat foli në anën tonë, ndonëse saktësia duhet analizuar me kujdes. Ka shumë detaje që duhet thelluar me kujdes.

E pranoj se nuk jam i lumtur plotësisht, parashikoja diçka më mirë. Të pësosh tre gola nuk është e lehtë për t’u përtypur.

Minutat e fundit e bënë emocionues kampin e tifozëve, megjithëse në planin taktik situata nuk është aq pozitive”, përfundoi i pasigurt rreth paraqitjes së bavarezëve në duelin hapës të Champions-it, sezonin 2023-2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat