KF Besa, një skuadër që ka ardhmëri, që duhet të përkrahet nga të gjithë

Futboll

KF Besa, një skuadër që ka ardhmëri, që duhet të përkrahet nga të gjithë

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 21 shtator 2023 Në ora: 19:22
Besa

Klubi i futbollit Besa nga fshati Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit në kampionatin ri 2023/2024 në Ligën e dytë të futbollit vendor në bazë rezultateve në pesë xhirot e para, në bazë organizimit, fondit të futbollistëve cilësor dhe me përkrahjen e publikut  dhe përkrahjen e madhe të investitorëve vëllezërit

Zijadin dhe Elham Tairi, konsiderohet një nga ekipet favorite për inkuadrim në elitën e futbollit maqedonas.

Besa kampionatin e nisi me  katër fitore ë njëpasnjëshme duke filluar nga transferta me Osogovë, fitoren para  publikut vendas kundër Bellasicës, fitoren  kundër Novacit në Manastir  dhe sërish  para publikut vendor  mundi Sasa  Kamenica, ndërsa në xhiron  pestë pësoi në transfertë nga Detonit Pllaçkovica, ndërsa  me lojë të shkëlqyeshme barazoi me  Vardarin në ndeshjen të vlefshme për Kupë, por pas ekzekutimit të penaltive  u eliminuan nga garat e mëtutjeshme të Kupës.

Por garat vazhdojnë ndaj në asnjë mënyrë nuk duhet demotivuar nga eliminimi  nga  garat e Kupës, pasi që ditën e shtunë ekipi ka një ndeshje shumë, shumë të rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit me që përballet me liderin në renditjen tabelore  ekipin e Kozhufit nga Gjevgjelia, që aktualisht ka të fituara të gjitha ndeshjet .

Të gjithë ata që e duan futbollin, të gjithë përkrahësit e KF Besa dhe  jo vetëm të shtunën duhet të përkrahin denjësisht këtë skuadër për të vazhduar  rrugëtimin e saj  drejtë realizimit të ëndrrës për kualifikim në elitën e futbollit.  

Besa për realizimin e qëllimit ka kapacitet për çdo sfidë që e pretë në radhët e veta  ka futbollist me përvojë ndërkombëtare  si Armend Alimi, Izair Emini, Burim Sadiki, ka  perspektivat e futbollit si Zani Nazifi, Fiton Ademi, Oktaj Rakipi por ka edhe Xhemail Esatin idhullin e rinisë nga Dobërdolli, duke mos e lënë pa e përmendur  portierin Dejan Siljanovskin, Maliq Belulin, Fatmir Arif , Lavdrim Skenderi , Kristijan Dragarski e të tjerët të cilët gjithmonë janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre. 

Të gjithë e dinë se  pronarët e KF Besa  kanë krijuar kushte infrastrukturore për Akademinë e futbollit  që drejtohet nga  Amir Veliu. 

Pra është momenti  që të shtunën në ora  15:00 të gjithë adhuruesit  e futbollit të jenë përkrahje dinjitoze në ndeshjen derbi të javës së gjashtë mes KF Besa – KF Kozhufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat