Gjashtë skuadra shqiptare në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë 

Futboll

Gjashtë skuadra shqiptare në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë 

Nga: K.G.. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:29
Pamje nga një ndeshje

Dje u zhvilluan të 12 ndeshjet e 1/16 finaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut, kështu që tani dihen 16 klubet që janë në 1/8 e finales. 

Shorti pritet të hidhet javën e ardhshme, ndërsa ndeshjet do të luhen më 25 tetor.

Këto janë 16 skuadrat (6 nga to janë shqiptare) që kaluan në fazën tjetër të Kupës:

Makedonia GP, Struga TL, Shkëndija, Sileksi, Young Team, Bregallnica, Bashkimi, Tikveshi, Brera Strumica, Voska Sport, Ohri, Gostivari, Shkupi, Vardari, Rabotniçki dhe Pelisteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat