Gjithçka gati, Ballkani e nis fazën e grupeve në Ligën e Konferencës në Çeki kundër Plzen, formacionet

Futboll

Gjithçka gati, Ballkani e nis fazën e grupeve në Ligën e Konferencës në Çeki kundër Plzen, formacionet

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 20:43
Ilustrim

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë në Grupe të Ligës së Konferencës në mes të Viktoria Plzen dhe Ballkanit të Suharekës

Djemtë e Ilir Dajës tashmë kanë krijuar histori duke u bërë klubi i parë kosovarë që kalon në grupe të një gare të UEFA-së.

Ata përfunduan në fund të grupit sezonin e tyre të parë vitin e kaluar në këtë garë, pavarësisht se kampioni kosovar arriti që të shënojë fitoren e parë duke mposhtur Sicassporin me rezultat 4-3.

Këtë sezon, Ballkani luajti tetë ndeshje në raundet kualifikuese, dy në Ligën e Kampionëve dhe gjatë në Ligën e Konferencës. Ballkani i ka regjistruar në këto ndeshje 6 fitore dhe dy humbje, derisa ata janë në një ecuri prej tetë fitoresh në 10 ndeshje garuese, gjë që i jep atyre mundësi që të ëndërrojnë për kalim në fazën e ndeshjeve kualifikuese në Vitin e Ri.

Ajo që është negative për Ballkanin është se ata nuk kanë shumë kujtime të mira nga ndeshjet me klubet çeke, pasi që humbën të dyja ndeshjet kundër Slavia Pragës. Pavarësisht rezultatit, një fillim i shpejt mund të përjashtohet pasi që gjashtë nga shtatë ndeshjet e Ballkanit në Ligën e Konferencës kanë treguar që ata shënojnë pas gjysme ore.

Viktoria Plzen në anën tjetër, kaloi tre rrethe kualifikimi për ta bërë debutimin e tyre të parë në Ligën e Konferencës në fazën e grupeve, ku do të luajnë me Ballkanin në Grupin C.

Vendasit do të jenë për herë të nëntë në grupe të një gare europiane, derisa janë kualifikuar dy herë në tetë paraqitjet e tyre të fundit. Sezoni 2017/18 ishte hera e fundit që ata luajtën në Ligën e Europës.

Forma e çekëve është shumë e mirë pasi që ata kanë një sukses të mahnitshëm në 12 ndeshjet e fundit garuese ku i kanë regjistruar 10 fitore.

Kjo vazhdimësi përfshinë pesë fitore radhazi në këtë garë, por vendasit nuk e kishin këtë impakt sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, ku Plzen humbi gjashtë ndeshje në grup duke pësuar 24 gola.

Trajneri i Plzen, Miroslav Koubek,  i tha gazetarëve para kësaj ndeshje që ata hynë me një moral të lartë në këtë ndeshje pasi që skuadra e tij ka “vetëbesim” të lartë dhe hynë në këtë garë me “një program të qartë dhe jashtëzakonisht kërkues.

Trajneri Ilir Daja ka startuar me formacionin e tij 4-3-3 me Koliçin në portë dhe me Armend Thaçin, Jashanicën, Halilin dhe Trashin në mbrojtje.

Në mesfushë nga minuta e parë do të luajnë: Zyba, Dellova dhe Kuç kurse në sulm luajnë Gripshi, Berisha dhe Walid Hamidi.

Ndërkohë formacioni i Koubek për vendasit është 3-4-3 me Stanek në portë dhe me Hejda, Hranoc dhe Dweh në mbrojtje.

Kopic, Bucha, Kalvach dhe Codu janë në mesfushë për Plzen kurse në sulm për skuadrën çeke startojnë Durosimni, Chory dhe Sulc. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat