Liverpooli e shënon rikthimin në Ligën e Evropës me fitore

Futboll

Liverpooli e shënon rikthimin në Ligën e Evropës me fitore

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 20:58
Liverpooli

Kanë përfunduar tetë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Rikthimin në Ligën e Evropës skuadra e Liverpoolit e shënoi me fitore, duke e mposhtur si mysafire LASK me shifrat 3:1, raporton KosovaPress.

Golat për Liverpoolin i shënuan Darwin Nunez (minuta e 56’), Luis Diaz (minuta e 63’) dhe Mohamed Salah (minuta e 88’), kurse golin e nderit për LASK e shënoi Florian Flecker në minutën e 14’ të ndeshjes.

Fitore sot regjistruan edhe Bayer Leverkuseni dhe Roma. Gjermanët e Xabi Alonson fituan bindshëm 4:0 ndaj skuadrës Hacken, kurse Roma e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Sheriff Tiraspolin.

Rezultatet finale të tetë ndeshjeve që u zhvilluan në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Bayer Leverkusen 4:0 Hacken

LASK 1:3 Liverpool

Panathinaikos 2:0 Villarreal

Qarabag 1:0 Molde

Rennes 3:0 Maccabi Haifa

Royale Union SG 1:1 Toulouse

Servette 0:2 Slavia Prague

Sheriff Tiraspol 1:2 AS Roma 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat