Muçi vlerësohet maksimalisht

Futboll

Muçi vlerësohet maksimalisht

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 23:13
Muçi

Ernets Muçi ishte padyshim heroi i Legias së Varshavës në sfidën e Conference League ndaj anglezëve të Aston Villës, pasi shënoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri, në suksesin 3-2 të polakëve.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të dhe u shoqërua me ovacione nga tifozeria polake, që thirri në kor emrin Ernest Muçi për shumë sekonda.

Muçi ishte njeriu i ndeshjes, teksa sajti sportiv SofaScore e vlerësoi me notën e lartë 8.5. Si më i miri i ndeshjes, sulmuesi shqiptar u vlerësua edhe nga mediat polake që vlerësonin performancën dhe guximin e sulmuesit shqiptar.

“Kur ai u largua nga fusha në minutën e 71-të, ai u prit me ovacione dhe i gjithë stadiumi brohoriti emrin e tij. Me meritë. Muçi ishte heroi i Legias në ndeshjen kundër Aston Villas.

Shqiptari shënoi dy gola, duke qenë lojtari më i mirë në fushë. Muçi luajti trimërisht, nuk u tremb nga veprimet individuale, të cilat i dhanë dobi në aksionin e golit për të çuar rezultatin në 3-2.

Sulmuesi i Legias mund të kishte shënuar edhe një gol para pushimit, por Ezri Konsa e ndaloi në momentin e fundit.

Pavarësisht kësaj, Muçi luajti në mënyrë perfekte.

Nëse dëshironi të shkëlqeni, është padyshim kjo mënyrë loje dhe në ndeshje të tilla”, shkruajnë mediat polake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat