Lojtari shqiptar: Jam gjithmonë gati

Futboll

Lojtari shqiptar: Jam gjithmonë gati

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 23:15
Ernest Muçi - majtas

Ernest Muçi u bë heroi i Legias së Varshavës, në triumfin 3-2 që skuadra polake arriti ndaj Aston Vilës, në duelin e vlefshëm për Ligën e Konferencës.

Talenti shqiptar arriti të realizonte dopietë në këtë takim, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas. 22-vjeçari foli pas këtij dueli special para kamerave të Viaplay TV, teksa u shpreh: 

“E dinim që duhet të luanim një ndeshje të veçantë kundër një kundërshtari nga një kampionat kaq i mirë për të fituar dhe ia dolëm. Jam krenar për skuadrën dhe është shkëlqyeshëm që ia dolëm të fillonim mirë ndeshjet e fazës së grupeve.

Jam gjithmonë gati që të luaj, kurdo që trajneri ka nevojë për mua. Jam i lumtur që isha titullar dhe të ndihmoja ekipin. Në këto lloj ndeshjesh kemi më shumë hapësirë pas linjës së mbrojtjes së kundërshtarit dhe e përdorëm atë sot. 

Ne u mbrojtëm mirë, si ekip ishim kompakt dhe kundërsulmuam mirë. Por ne nuk u kufizuam vetëm me kaq, sepse kur kishim topin ne bënim mirë. Mendoj se e zhvilluam mirë ndeshjen “, përfundoi Muçi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat