U padit nga Cristiano Ronaldo, zbulohet dokumenti që lehtëson Juventusin

Futboll

U padit nga Cristiano Ronaldo, zbulohet dokumenti që lehtëson Juventusin

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 23:16
Cristiano Ronaldo

Apeli i bërë nga Cristiano Ronaldo drejtuar Juventusit në Bordin e Arbitrazhit, me qëllim arkëtimin e 19 milionë eurove të famshme që lidhen me manovrën e pagave, nuk e shqetëson klubin bardhezi. Gazeta “Tuttosport” ka shkruar sot duke shpjeguar konturet e historisë

CR7 kishte rënë dakord për heqjen e 4 pagave të njohura mujore në periudhën e Covid-it, por nuk kishte firmosur më pas “letrën anësore” e cila i garantoi rikuperimin e mëvonshëm të 3 pagave.

Për të paraqitur apelimin, avokatët e portugezit ishin mbështetur në dokumentet e hetimit Prisma të Prokurorisë së Torinos, e cila më pas u transferua në atë të Romës, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Më tej, gjatë ditëve të transferimit te Manchester United, vetë Ronaldo kishte nënshkruar një dokument, në të cilin thoshte se nuk kishte më asnjë çështje pezull me Juventusin. Për të gjitha këto arsye, avokatët e klubit bardhezi ndihen të sigurt, pavarësisht tentativës së bërë nga avokatët e portugezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat