Taleski: Me lojë të sigurt, të kthehemi në rrugën e suksesit

Futboll

Taleski: Me lojë të sigurt, të kthehemi në rrugën e suksesit

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:22
Taleski

Shkëndija e Tetovës në fundjavë do të luajë me Makedonija Gjorce Petrovin për xhiron e 8-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

“Kuqezinjtë” pësuan disfatë në xhiron e fundit, kur u mundën nga Sileksi në minutat shtesë në Kratovë, ndërsa para duelit me ekipin nga kryeqyteti, për kanalin zyrtarë të Shkëndijës, ka folur portieri Davor Taleski.

“Natyrisht se ndjehemi keq për disfatën dhe dëshpërimin që ky rezultat solli te tifozët tanë, mirëpo sado që të na dhemb, dështimet janë pjesë e futbollit. Ajo që kaloi nuk kthehet mbrapa dhe neve na mbetet që të punojmë shumë për tu përgjigjur në fushë me fitore të reja”, thotë Davor Taleski.

Gardiani kuqezi kishte momente fantastike në Kratovë dhe fatkeqësisht humbja la në hije penalltinë e pritur dhe më pas edhe tentimin e dytë të sulmuesit të Sileksit, ndërsa në çastet e fundit të ndeshjes pak mungoi të barazonte rezultatin me goditje me kokë kur kishte dalë para për të ndihmuar sulmin pas një rivënie nga këndi.

“Futbolli është sport kolektiv dhe ne bashkë fitojmë e bashkë humbim. Ndonjëherë portieri mund mos jetë në nivel, por skuadra shënon më shumë dhe vjen suksesi, apo e kundërta me një gol merr tre pikë nëse portieri ka super pritje.

Sigurisht se ndjej keqardhje qoftë për faktin se prita penalti dhe do doja kjo t’i shërbente ekipit, apo nëse në fund goditja ime me kokë të sillte barazim”, sqaron Taleski.

“Ne shikojmë përpara, tani vëmendjen e kemi te sfida e radhës me Makedonija Gj.P.. Besoj do të jemi në nivel, me lojë të sigurt të kthehemi në rrugën e suksesit dhe të ruajmë pozitën e parë në renditje”, përfundoi portieri, Davor Taleski.

Shkëndija si lidere e renditjes dhe me një ndeshje më pak të luajtur ka mundësi që në ndeshjen e fundjavës me tre pikë të përforcojë kreun, derisa fitorja do e kthente në rrugën e suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat