Sylvinho në Londër për ndjekur Brojën

Futboll

Sylvinho në Londër për ndjekur Brojën

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:31
Armando Broja

Ditët kalojnë dhe Armando Broja rikuperohet edhe më mirë nga dëmtimi i rëndë që pësoi 9 muaj më parë.

Sulmuesi i Chelsea ka lënë pas problemet fizike dhe tashmë ka kohë që po punon për të rigjetur potencialin e tij.

Sulmuesi kuqezi pritet sot në fushën e lojës, ku Chelsea U-21 do të ndeshet ndaj Manchester City.

Për ta ndjekur situatën nga afër, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka fluturuar drejt Londrës për të diskutuar rreth gjendjes së lojtarit me stafin mjekësor të Chelsea dhe Pochettino.

Tekniku Brazilian kërkon një konfirmim të saktë rreth gjendjes fizike të Brojës dhe kështu, sulmuesi shkodran mund të jetë pjesë e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e madhe të kombëtares sonë më 12 tetor, ku në “Air Albania” do të presim Çekinë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Edhe nëse grumbullimi ndodh, Armando Broja do të jetë në stol, pasi formacioni startuespritet të jetë ai që mori tre pikët e arta në përballjen ndaj Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat