Bellingham: Nuk e kupton se sa i madh është Real Madrid derisa të jesh këtu

Futboll

Bellingham: Nuk e kupton se sa i madh është Real Madrid derisa të jesh këtu

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:48
Bellingham

Mesfushori anglez, Jude Bellingham ia siguroi fitoren Real Madridin në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Union Berlinit dhe ndihet i lumtur që luan me klubin mbretëror.

Real Madridi triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Union Berlinit në Santiago Bernabeu, me golin e vetëm të shënuar nga Bellingham në minutat shtesë.

Pas fitores dramatike ka folur vetë Bellingham, i cili ishte shumë i lumtur me golin, por edhe që luan me një klub kaq të madh.

“Nuk do të gënjej, do të preferoja të shënoja në minutat shtesë më shumë sesa në të 15-tën, edhe nëse mund ta lodhë zemrën dhe zemrat e fansave. Është gjithmonë mirë të shënosh vonë sepse zakonisht vendos lojën”, ka thënë fillimisht Bellingham.

Ylli anglez foli edhe për fillimin e karrierës së tij në Real Madrid.

“Është edhe më i veçantë nga sa mendoja. Rrëqethem duke folur për të tani. Jam shumë mirënjohës që jam në këtë klub”.

“Unë flas për stafin dhe lojtarët, por ka edhe tifozë, të cilët kur mbërrini në stadium janë me mijëra aty për të parë autobusin dhe më pas janë brenda përpara ngrohjes”.

“Ju nuk e kuptoni vërtet se sa i madh është ky klub derisa të jeni këtu. Është e pabesueshme. Unë jam normalisht i turpshëm… por jam përshtatur shumë mirë këtu. Shkoj gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrë”, përfundoi anglezi.

Bellingham tani ka shënuar gjashtë gola në po aq paraqitje për Los Blancos dhe po ecën me një rritje të jashtëzakonshme të formës në klubin mbretëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat