Odegaard rinovon kontratën me Arsenalin

Futboll

Odegaard rinovon kontratën me Arsenalin

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:00
Odegaard

Martin Odegaard ka rinovuar kontratën me Arsenalin.

Kapiteni i “Topçinjve” me kontratën e re do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028.

Odegaard është duke kaluar sezonin e katërt në “Emirates”, duke përfshirë edhe të parin që ishte i huazuar nga Real Madridi.

“Nënshkrimi i një kontrate të re ishte një vendim vërtet i lehtë për mua për shumë arsye.

Kryesisht ajo që po bëjmë tani si klub është e veçantë dhe unë dua të jem pjesë e kësaj. Jam shumë i emocionuar për atë që do të vijë këtu.

Kam gjetur një vend ku mund të vendosem vërtet dhe të thërras shtëpinë time”, tha fillimisht norvegjezi për faqen zyrtare të klubit të Arsenalit.

“Historia ime është paksa e ndryshme ndoshta, pasi kam lëvizur nëpër klube të ndryshme që kur isha 16-vjeç. Në Arsenal, që nga dita e parë, jam ndjerë shkëlqyeshëm dhe kjo është padyshim shtëpia ime tani.

Thjesht dua të falënderoj të gjithë ata që punojnë në klub dhe sigurisht, mbështetësit tanë fantastikë. Do të vazhdoj të jap gjithçka për t’i sjellë sukses këtij klubi në vitet në vijim”, deklaroi 24-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat