“Djajtë e Kuq” gati të shesin shumë lirë yllin e talentuar anglez

Futboll

“Djajtë e Kuq” gati të shesin shumë lirë yllin e talentuar anglez

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:05
Pamje nga një ndeshje

“Djajtë e Kuq” gati të shesin shumë lirë yllin e talentuar anglez!

Man. Junajted thuhet se do të ishte i gatshëm të shesë anglezin Xhadon Sançon me çmim të lirë në afatin kalimtar të janarit. “Djajtë e Kuq” nuk janë të kënaqur me qëndrimin dhe etikën e punës së lojtari anglez në “Old Trafford”.

Sanço, i cili nuk është në favor të trajnerit Erik Ten Hag, nuk pranoi të kërkonte falje për një postim në rrjetet sociale që kritikonte menaxherin e tij.

Sipas mediumit “Daily Star”, Junajtedi ende shpreson që Sanço do të kërkojë falje dhe do të kthehet në ‘favoret’ e trajnerit Ten Hag.

Megjithatë, vendimmarrësit apo drejtuesit e klubit janë të përgatitur të mbështesin menaxherin nëse kjo nuk ndodh. Man. Junajted preferon të marrë një humbje të madhe në janar për Sanço, të cilin ata e nënshkruan nga Borusia Dortmund, se sa ta lejojnë atë të jetë një ndikim shkatërrues në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat