Arteta i lumtur me rinovimin e Odegaard

Futboll

Arteta i lumtur me rinovimin e Odegaard

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:23
Arteta e Odegaard

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta në konferencën për medie në prag të ndeshjes kundër Tottenham, ka folur edhe për rinovimin e kontratës me Odegaard.

Norvegjezi dhe ‘Topçinjtë’ tashmë kanë firmosur kontratën e re. Arteta thotë se është i lumtur që Odegaard ka vazhduar kontratën me Arsenalin, sepse sipas tij, norvegjezi është lojtar i madh dhe i rëndësishëm për klubin londinez.

“Ky është një lajm i madh për klubin dhe ekipin. Jam shumë i lumtur për të.

Ai e meriton”, ka thënë Arteta.

“Mendoj se ai e ka gjetur vendin e tij ku është i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Nëse keni rreth jush lojtarë që ju bëjnë më të mirë, ky është një avantazh i madh dhe mendoj se lojtarët rreth tij i vlerësojnë cilësitë e tij”, ka theksuar strategu spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat