Barcelona në ankth

Futboll

Barcelona në ankth

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:56
Xavi

Vitor Roque, sulmues i Athletico Paranaense, ka pësuar një ndërhyje të rëndë nga ana e kundërshtarit

Nico Hernandez në ndeshjen kundër Internacional-it dhe talenti i datëlindjes 2005 ka qëndruar në tokë, duke mbajtur me dorë kaviljen e djathtë.

Një skenë që ka alarmuar klubin brazilian, por edhe katalanasit.

Serioziteti i dëmtimit nuk është i qartë, por ka shumë ankth, duke parë se në verën e 2024-ës do të zbarkojë te Barcelona, që e ka blerë për 65 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në komisione.

Xavi beson shumë te Roque, i cili do t’ju nënshtrohet vizitave të mëtjeshme në orët e ardhshme pasi ka dalë duke qarë nga fusha e lojës.

Shpresa e të gjithëve është që të jetë diçka kalimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat