Xavi me objektiva të qarta

Futboll

Xavi me objektiva të qarta

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:41
Xavi

“Katalanasit” e Barcelona e kanë nisur në mënyrë fantastike këtë sezon, teksa deri më tani numrojnë 13 pikë nga 15 të mundëshmet në kampionat dhe e nisën “aventurën” e tyre në Champions League, me një fitore spektakolare, 5 me 0 ndaj belgëve të Antëerp.

Këto rezultat duket se kanë “zgjuar” dëshirën e teknikut Xavi për të fituar më shumë trofe me “blaugranat” se sezonin e kaluar, teksa nga konferenca për shtyp e zhvilluar në kuadër të përballjes të së shtunës ndaj Celta Vigo përcaktoi qartazi objektivat e tij.

“Deri tani kemi fituar vetëm La Liga-n dhe Superkupën, këtë sezon duam të fitojmë më shumë trofe.

Megjithatë, kjo është shumë e vështirë për t’u arritur, veçanërisht në Spanjë kur luan kundër Real Madrid, Atletico Madrid e skuadra të tjera shumë të forta”,- u shpreh tekniku spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat