Matthijs De Ligt i pakënaqur me Thomas Tuchel

Futboll

Matthijs De Ligt i pakënaqur me Thomas Tuchel

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:49
Matthijs De Ligt e Tuchel

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Matthijs de Ligt ka filluar të revoltohet në trajnerin e klubit të tij, Thomas Tuchel

Mbrojtësi holandez ka filluar të revoltohet “jashtëzakonisht shumë” për mospërfshirjen e tij në formacionin titullar në klubin e Bundesligës, pasi që ai nuk ka startuar në asnjërën nga katër ndeshjet e para të sezonit 2023/24.

Sipas BILD, zhvillimet e fundit kanë bërë që ndodhën pas fitores 4-3 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve të mërkurën, me De Ligt që mbeti edhe më i frustruar pasi që ishte zëvendësues i pa përdorur në atë mbrëmje.

“Si qendërmbrojtës, ju nuk keni shumë mundësi që të zëvendësoheni. Matthijs meriton 100 për qind të luajë.

Ai është në formë të mirë. Natyrisht, minutat që po luan nuk janë të mjaftueshëm për të personalisht, por ai është lojtar skuadre”, ka komentuar trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel situatën që përfshinë yllin e tij të pakënaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat