Sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Conference League

Futboll

Sulmuesi shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Conference League

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 22:02
Formacioni i javës

Ernest Muçi ka qenë padyshim një nga personazhet e mesjavës europiane, pasi dy golat e tij i dhanë një sukses shumë të rëndësishëm me shifrat 3-2 Legias së Varshavës përballë Aston Vilës.

Një fitore që ktheu vëmendjen nga sulmuesi shqiptar për të cilin nuk kanë munguar vlerësimet.

Edhe statistikat e tij thonë që Muçi është një futbollist i cili bën diferencën dhe këtë e tregon fakti se ai është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Konferencës. Dhe këtë jo nga opinioni i ekspertëve, por nga të dhënat statistikore të përpiluara nga “SOFASCORE”.

Faqja e statistikave ka vendosur sulmuesin shqiptar në formacionin e javës së parë ku ai ka marrë notën 8,5 për atë që dhuroi në fushë përballë anglezëve. Ai ishte një rrezik konstant për portën e mbrojtur nga Emiliano Martinez, kampion bote me Argjentinën, i cili u thye dy herë nga Muçi në këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat