Ferizaj importon një pikë nga Prishtina, qetëson sadopak zemrën e Ismet Munishit

Futboll

Ferizaj importon një pikë nga Prishtina, qetëson sadopak zemrën e Ismet Munishit

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 17:57
Pamje nga ndeshja

Ferizaj nuk merr më shumë se një pikë në kryeqytet.

Ferizajasit ndahen baras (0:0) me Ramiz Sadikun e Prishtinës, në takimin e javës së pestë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Një pikë që sado kudo qetëson zemrën e kryetrajnerit të Ferizajt, karizmatikut Ismet Munishi.

Vjosa kryeson me 13 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 12, Ulpiana 9, 2 Korriku 8, Ferizaj 8, Ramiz Sadiku 7 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat