Trajneri i Monacos mbron Balogun

Futboll

Trajneri i Monacos mbron Balogun

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:42
Balogun

Folarin Balogun ishte i “pafat” kur hupi dy penallti, ka thënë trajneri i Monacos Adi Hutter, me yllin amerikan që sipas tij do të kthehet

Sulmuesi amerikan pati një mbrëmje për ta harruar të premten kur ai u paraqit kundër Nice në Stade Louis II. Balogun, i cili ishte titullar për herë të parë në këtë ndeshje pasi që kompletoi kalimin 40 milionë euro nga Arsenali, kishte mundësinë që të shënonte në këtë ndeshje.

Ai luajti shumë keq, me dy penallti që u pritën nga Marcin Bulka – derisa Balogun nuk kishte arritur që të shënonte edhe në disa mundësi për të. Ai bëri një paraqitje zhgënjyese derisa Monaco humbi me rezultat 1-0.

Hutter është pyetur më pas për të shpjeguar vendimin e tij për të startuar me Balogun, derisa ai e ka mbrojtur 22 vjeçarin duke thënë që ai do të këtë paraqitje të mira.

“Ne kemi dy numra 10 të cilët janë në formë të mirë për momentin, kështu që nuk mund të luajë me dy sulmues gjithmonë.

Por, unë nuk do t’i justifikojë vendimet e mija se kur luan Ben Yedder apo kur luan Balogun.

Balogun ishte shumë i mirë në fushë por ai ishte po ashtu i pafat. Ne do ta ndihmojmë atë të kthehet. Ne fitojmë bashkë dhe ne do të humbim bashkë dhe ai do të ndihmohet nga ne në të ardhmen”, tha trajneri i Monacos.

Balogun shënoi golin e parë për Monacon në barazimin 2-2 me Lorient, por ai ende nuk ka shënuar në shtëpi dhe këtë mund ta bëjë në ndeshjen e ardhshme në vikend kundër Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat