Alirifa tregon ku gabuan

Futboll

Alirifa tregon ku gabuan

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 21:32
Senad Alirifa

Malisheva pësoi humbje 3:2 në udhëtim te Ballkani në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Senad Alirifa ka thënë se disa gabime në mbrojtje u kushtuan me tri pikë.

“Realisht, ndaj Ballkanit duhet të marrësh masa në fazën defensive”, ka thënë fillimisht ai..

“Sot luajtëm 3-5-2 që të mbrohemi më mirë dhe të dalim në kundër-zbritje.

Në minutat e para ishim mirë me atë që deshëm të bëjmë”.

“Pas golit të parë u zmbrapsëm, drastikisht ishim shumë të kthyer në mbrojtje.

Kjo ndikoi te gabimet në aspektin defensiv, krijuam disa faulle pa nevojë”.

“Koncentrimi jonë në stërvitje ishte nga ndërprerjet. Dhe në mbrojtje u shfaqën defektet. Ne duhet të përmirësohemi dhe ta rrisim nivelin e lojës”.

“Malisheva duhet të përmirësohet në mbrojtje. Në pjesën e dytë humbëm shumë por edhe i lejuam kundërshtarit shumë lojë”, ka shtuar më tej Alirifa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat