Lëndohet Sokol Cikalleshi

Futboll

Lëndohet Sokol Cikalleshi

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 23:07
Cikalleshi në veprim

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ka pësuar së fundmi një dëmtim, teksa nuk ishte i disponueshëm në ndeshjen e sotme ndaj Ankraraguçu, që përfundoi me rezultatin 1-1, për shkak të një dëmtimi të pësuar në minutën e 66-të në duelin ndaj Rizesporit. 

Në raportin e publikuar së fundmi nga klubi turk i Koniasporit, bëhet me dije se Cikalleshi rrezikon të mungojë 2-3 javë.

Ky dëmtim ka bërë me “dhimbje koke” edhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, pasi sulmuesi rrezikon të humbasë edhe duelin ndaj Çekisë që Shqipëria do të zhvillojë 12 tetor në “Air Albania”.

Ngelet për t’u parë në ditët në vijim se si do të shkojë rikuperimi i sulmuesit 33-vjeçar që ka qenë një element i rëndësishëm si me klubin e tij ashtu edhe me Kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat