Ajax në krizë të thellë, tifozët kërkojnë rikthimin e “strategut” holandez

Futboll

Ajax në krizë të thellë, tifozët kërkojnë rikthimin e “strategut” holandez

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Kur flasim për futbollin holandez, padyshim skuadra e parë që na vjen në mendje është ajo e Ajax Amsterdam, skuadër e cila ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së futbollit evropian, teksa ka prodhuar dhe një nga lojtarët më të mirë të historisë, Johan Cruyff.

Mirëpo, “gjigandët” e Eredivisie nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë, teksa pas 4 javëve kampionat kanë arritur të grumbullojnë, vetëm 5 pikë, duke humbur përballje direkte ndaj rivalëve të Tëente dhe Feyenoord, humbje këto të cilat nuk tolerohen nga bordi drejtues i klubit.

Të tilla rezultate pritet t’i kushtojnë vendin e punës, teknikut të holandezëve, Maurice Steijn, vetëm 3 muaj pas marrjes së detyrës, duke e lënë klubin pa një trajner.

Në krahun tjetër, tifozët kërkojnë njëzëri rikthimin e “strategut” të “tulipanëve”, Louis van Gaal në krye të pankinës dhe tashmë gjithçka mbetet në dorën e klubit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat