Mbrojtësi i Juventusit merr vendimin

Futboll

Mbrojtësi i Juventusit merr vendimin

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 12:03
Aleks Sandro

Pas 9 sezonesh në Torino, Aleks Sandro dhe Juventusi do të shkëpusin rrugët e tyre.

Pas dëmtimit të fundit të pësuar nga mbrojtësi i majtë brazilian, i cili do ta lërë jashtë fushave deri në muajin nëntor, klubi bardhezi ka dalë dje me një vendim, me një komunikatë, në të cilën saktësohet se ata nuk do të rinovojnë më në vazhdim kontratën me Aleks Sandron, e cila skadon më 30 qershor.

Gjithsesi, lamtumira mund të vijë edhe më shpejt sesa kjo datë, pasi Juventusi është gati që të nxjerrë në merkato që në janar, madje edhe t’ia ofrojë falas nëse nuk vjen asnjë ofertë për të.

Ky vendim në mënyrë të papritur duket sikur fsheh prapa ndonjë prapaskenë dhe madje, edhe dëmtimi i lajmëruar duket sikur mund të jetë një “shpikje” për të mbajtur jashtë skuadre brazilianin 32-vjeçar. Kujtojmë që Sandro zbarkoi në Torino në verën e vitit 2015, pasi Juventusi i pagoi Portos 26 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat