Çaka drejton kryendeshjen

Futboll

Çaka drejton kryendeshjen

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 14:37
Çaka

Ndeshjet e Albi Mall Superligës do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten, në kuadër të xhiros së shtatë, dhe për këto përballje tanimë janë deleguar edhe gjyqtarët me short nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Të gjitha ndeshjet e mesjavës do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Të mërkurën Gjilani pret Lirinë në shtëpi dhe gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë Mentor Ajeti, në anën tjetër Llapi do të udhëtoj me Malishevën për ta zhvilluar ndeshjen në Suharekë e cila do të drejtohet nga gjyqtari Alban Shala, e ndeshja e fundit e ditës së mërkurë mes ekipit të Fushë Kosovës dhe kampionit në fuqi Ballkanit, i është besuar arbitrit Isak Cerroviku.

Ditën e enjte, Dardan Çaka do të ndaj drejtësin mes kryeqytetasve dhe Dukagjinit ndërsa në ndeshjen e fundit të kësaj xhiro Feronikli 74 – Drita do të jetë Genc Nuza kryesori i cili do të vendos rregull gjatë lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat