Sulmi shqetëson Inzaghin

Futboll

Sulmi shqetëson Inzaghin

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:30
Inzaghi

“Zikaltërit” e Inter po kalojnë një moment fantastik, teksa deri më tani këtë sezon nuk njohin humbje, duke fituar 5 sfida nga 5 të mundshme, me të fundit, që ishte përballja ndaj Empoli e fituar me rezultatin minimal 0 me 1, pas një goli “të magjishëm” të anësorit, Federico Dimarco.

Mirëpo, pavarësisht fitoreve tekniku, Simone Inzaghi nuk është fort i kënaqur kur vjen puna te shifrat dhe pret më shumë, sidomos në fazën finalizuese, teksa deri më tani kanë arritur të shënojnë vetëm 14 gola.

“Kemi një grup konkurrues, me lojtarë cilësorë dhe krijojmë vërtetë shumë, jo vetëm me sulmuesit, por edhe me futbollistë të reparteve të tjera. Megjithatë ashtu si në sezonet e tjera, finalizojmë shumë pak, krahasuar me atë që krijojmë.

Duhet të jemi më agresivë në zonën kundërshtare dhe të shënojmë më shumë”,- u shpreh italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat