Mësohet se sa do të paguhet Armand Duka pas emërimit në pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Futboll

Mësohet se sa do të paguhet Armand Duka pas emërimit në pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 19:05
Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, mori sot pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s.

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s mbajti mbledhje në Limasol të Qipros, aty ku me votë unanime Duka u zgjodh zëvendës-president.

Duka u bë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit evropian.

I pari i FSHF-së do të përfitojë 250 mijë euro në vit si zëvendës-president i UEFA-s.

Shifra totale do të arrijë në milionë euro deri në fund të mandatit të tij.

Armand Duka do të jetë zëvendës-president i UEFA-s deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat