Correa probleme me ligamentin e gjurit

Futboll

Correa probleme me ligamentin e gjurit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 20:15
Pamje nga një ndeshje

Atletico Madrid humbet Angel Correa.

Sulmuesi argjentinas, i cili u dëmtua nga Jude Bellingham në minutat e fundit të derbit të luajtur të dielën, iu nënshtrua vizitave më të specializuara mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas njoftimit të klubit të Atleticos, vizitat “konfirmuan dëmtimin në ligamentin e gjurit në gradën e parë.”

Ndërkohë bëhet me dije se lojtari ka bërë punë individuale në seancën e sotme dhe gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat