Bushi nis përcaktimin e “të përzgjedhurve”, lista fillon nga Berisha

Futboll

Bushi nis përcaktimin e “të përzgjedhurve”, lista fillon nga Berisha

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 20:30
Shqipëria

Bushi nis përcaktimin e “të përzgjedhurve”, lista fillon nga Berisha!

Kombëtarja e 21-vjeçarëve do të luajë dy ndeshjet e radhës në muajin tetor në kuadër të kualifikueseve të Evropianit U-21, me “kuqezinjtë” do të luajnë kundra Finlandës më datën 13 tetor dhe Malit të Zi më 17 tetor.

Lista e plotë e lojtarëve nuk është publikuar, por trajneri Alban Bushi e ka nisur nga kapiteni Medon Berisha që luan për skuadrën e Lecce në Serie A, teksa ka qenë vetë klubi italian që nëpërmjet një postimi konfirmon se mesfushori është thirrur për këto dy ndeshje.

“Lecce njofton se futbollisti Medon Berisha është thirrur në kombëtaren U-21 për ndeshjet Finlandë-Shqipëri dhe Shqipëri-Mali i Zi, të vlefshme për kualifikueset për Kampionatin e ardhshëm Evropian nën 21 vjeç”,- thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat