Muriqi i shënon gol Barcelonës

Futboll

Muriqi i shënon gol Barcelonës

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:35
Muriqi

Vedat Muriqi nuk i njeh emrat e mëdhenj të klubeve: ai u shënon gola. Ai sonte ka realizuar ndaj Barcelonës.

Gjithashtu edhe ka asistuar.

Në ndeshjen, pjesa e parë e të cilës është mbyllur me rezultat 2-1 për Mallorcan, Muriqi e ka gjetur golin qysh në minutën e tetë, duke e kaluar skuadrën e tij në një epërsi e cila është ruajtur deri në fund të pjesëlojës së parë. 

Por në minutën e dyzet e një Raphinha ka gjetur golin e barazimit për katalonasit. 

Megjithatë, Mallorca nuk ka lejuar që në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh të shkohet baras. Ka qenë Prats ai i cili pas një asisti nga Muriqi ka realizuar për rikthimin e avantazhit. 

Në dispozicion të skuadrave mbetet edhe një dyzet e pesëminutësh i plotë.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat