Marseille gjen pasuesin e Marcelinos

Futboll

Marseille gjen pasuesin e Marcelinos

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:11
Pamje nga një atmosferë

Marseille gjen pasuesin e Marcelinos dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizojë akordin me Gennaro Gatusson. Italiani do të fluturojë për në Francë gjatë 24-orëshit të ardhshëm dhe do të marrë drejtimin e skuadrës për ta udhëhequr në ndeshjen e fundjavës ndaj Monacos në transfertë.

Eksperienca e fundit e 45-vjeçarit ishte me Valencian në LaLiga ndërsa Gatusso për herë të parë do të provojë një aventurë në futbollin francez. Në listën e drejtuesve të Marseille për të zëvendësuar Marcelino ishte edhe ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, mirëpo ky i fundit nuk kishte aprovimin e ultrasve.

“Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin

Ndaj, drejtuesit në fund vendosën për ish-teknikun e Milanit që tashmë duhet të rikthejë Marseillen në “shinat e duhura” pasi skuadra aktualisht është në vend të tetë me nëntë pikë pas gjashtë javëve të para.

Një tjetër objektiv i Gatussos është edhe kalimi në fazën me eliminim të Europa League me Marseillen që është shortuar në një grup delikat ku bën pjesë Ajaxi, AEK-u i Athinës dhe Brighton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat