Interi përballë Sasuolos së Bajramit

Futboll

Interi përballë Sasuolos së Bajramit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:50
Inzaghi

Simone Inzaghi e ka prezantuar sfidën e sotme me Sasuolon në një intervistë për kanalin e klubit, ku nuk ka zbuluar asgjë për formacionin, ka kërkuar nga të tij më shumë konkretizim para portës.

Ndeshja e tretë në shtatë ditë. Patjetër që mbërrini mirë nga pikëpamja mendore, por fizikisht? A përfshin rotacione?

Kjo është ndeshja e katërt në dhjetë ditë, me shumë lojtarë që kanë pasur edhe angazhime me kombëtaret, të cilët kanë bërë shumë udhëtime dhe transferta, por jam me fat që kam një skuadër konkurruese. Mungon ende seanca stërvitore e pasdites. Unë do të bëj zgjedhjet e mia.

Sasuolo ka pasur një ecuri të luhatshme në këto pesë javët e para, por fitorja ndaj Juventusit sigurisht i ka dhënë moral.

"Ata vijnë nga një ndeshje e shkëlqyer e fituar kundër Juventusit, kanë një trajner të shkëlqyer. E njoh Dionisin, i jep organizimin e duhur ekipit. Ne duhet të jemi të zotë dhe të vendosur për të luajtur një ndeshje të rëndësishme.

Jeni sulmi më i mirë në kampionat me shifra të ngjashme me skuadrat më të mira të Europës. Edhe sezonin e kaluar keni krijuar gjithmonë shumë, por ndonjëherë ishte e vështirë të konkretizonit. Çfarë ka ndryshuar këtë vit?", tha Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat