Inter - Lautaro, rinovimi i gjatë brenda vitit

Futboll

Inter - Lautaro, rinovimi i gjatë brenda vitit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 12:10
Pamje nga një ndeshje

Bisedimet për rinovimin e Lautaro Martinez me Interin do të fillojnë brenda vitit. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ideja e klubit zikaltër është romantike dhe shumë në kontrast me atë që ndodh në pjesën tjetër të botës. Kjo do të thotë që ta “blindojë” Lautaron përgjithmonë me ngjyrat e Interit.

Sepse ky hap është i mirë për të gjithë: për vetë sulmuesin argjentinas, për klubin, për tifozët, për trajnerin. Kjo është arsyeja pse nuk do të jetë e habitshme nëse bisedimet për rinovimin dhe përshtatjen e kontratës së “Toro” të fillojnë brenda pak javësh.

Duhet nënvizuar se prioritetet e zikaltërve për zgjatjet e radhës janë Mkhitaryan, Dimarco dhe Dumfries, por deri në fund të vitit do të sheshohen edhe detajet e një marrëveshjeje të re për kapitenin. “Rinovimi është një temë që më intereson”, – tha Lautaro së fundi, një deklaratë e pranuar pozitivisht nga klubi.

Tashmë në takimet e para me Alejandro Camano, agjentin e sulmuesit, dialogu ishte konstruktiv. Argjentinasit do t’i paguhet edhe merita financiare, një rregullim në krahasim me marrëveshjen e fundit 2-vjeçare të nënshkruar në tetor.

Lautaro, shkruan gjithmonë “Gazzetta”, ka rizgjuar dhe forcuar me shiritin në krah ndjenjën e përkatësisë në klub, çka kishte humbur disi kohët e fundit. Kohëzgjatja e marrëveshjes së re pritet të jetë të paktën deri në vitin 2028,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat